Duam marrëzisht Perëndimin, por jemi Lindorë deri në marrëzi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duam marrëzisht Perëndimin, por jemi Lindorë deri në marrëzi

13:39 | 23/01/2019
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Në fatkeqësinë e tij personale, në bastin e egër me drejtësinë e mbas kuriozitetit të parë për të, tashmë Klement Balili prodhon vetëm psherëtima lehtësimi për ata që e donin në pranga dhe ankth për shumë të tjerë, që në rrethana, kohë dhe vende të ndryshme kanë pasur lidhje me të. Sot, në arrest ai është ish-pesha e rëndë për dikë të lëhtësuar nga këmbët dhe për dikë tjetër rëndon edhe më shumë se në ish-lirinë e tij. Lista e tyre përfshin një numër të madh njerëzish që kanë pasur lidhje të çfarëdo lloji me këtë personazh kontravers. Dhe jo domosdoshmërisht vetëm lidhje kriminale, siç është shumë e lehtë të supozohet në yryshin e zakonshëm që mer në raste të tilla imagjinata e hetuesve folklorikë në Tiranë.

Në kushtet, kur politika kishte interesim të jashtëzakonshëm për Balilin, kur historitë me cannabis grek duken si karamele përballë dyshimeve të pathëna për lojërat me kokainë, ngjan se është hapur vetëm prologu i një historie që nisi në Shqipëri, vazhdoi në Greqi, që ka ngjallur interes në Shtetet e Bashkuara dhe ka turbulluar shumë ujëra, sërish në vendin e origjinës, në Shqipëri.

Kokaina dhe jo cannabis-i kanë bërë me dhembje koke ata që e përmendnin emrin e këtij personazhi të shndërruar në yll televiziv; me fjalë që i peshohen sikur i lexon nga Librat e Shenjtë, me dëshmi që i analizohen si fjalë apostujsh, me mimikë që i hetohet si aktor hollivudian, me nëntekste që i atribuohen, me shpresa të shtuara dhe të shuara të atyre njerëzve që kanë qenë peng i dobësive njerëzore edhe përballë tij.

Në këto kushte, askush nuk kishte pikën e dyshimit se Balili do të presë në qeli, deri kur drejtësia do të shprehet për vitet e tjera që i duhet të jetë sërish i privuar nga liria. Vlerësimi i masës së sigurisë për të ishte një ushtrim fare i thjeshtë që nuk do të kërkonte më shumë se njohuritë e një studenti juridiku në semestrin e parë të vitit të parë.

Askush nuk kishte dyshim, që mbas “fajësisë” publike që i është provuar atij edhe përpara se të shkonte në gjykatë, mbas “kush e ka radhën” të ambasadës amerikane, mbas ndeshjes politike për të, e mbi të gjitha, mbas dyshimeve të forta që Balili është përfshirë në veprimtari të forta kriminale, një pjesë e të cilave ende të panjohura, gjykatësit do të firmosnin arrestin me burg deri në përfundim të hetimeve.

Ky personazh i botës së errët i plotëson njëri mbas tjetrit të gjitha kërkesat e Kodit të Procedurës Penale për t’u arrestuar dhe për ta pritur në qeli sfidën për t’i provuar fajësinë. Që nga zgjedhja e tij për të qëndruar në arrati dhe frika për t’ju shmangur drejtësisë e deri tek rreziqet reale që ai mund të krijojë për marjen e provave apo dhe vetë personalitetin e tij. Por, pikërisht duke u nisur nga ky rast ekstrem, mund të bëhet një gjykim që tingëllon ekstrem për rrethanat e Shqipërisë. Një gjykim që përfshin një brigadë me më shumë se një mijë vetë, një aradhë keqbërësisht në arrati, që janë gjithashtu të shpallur në kërkim.

Po sikur Kodi i Procedurës Penale të parashohë një tjetër zgjidhje alternative dhe të ndryshme thelbësisht për një kategori personazhesh nga gjithë kjo galeri frike?

Po sikur të veprohet me një pjesë të tyre si në SHBA, për shembull?

Po sikur në vend të prangave dhe arrestit deri në fund të hetimit, për një kategori të gjerë banditësh të dyshuar si të tillë, të vihet shtrëngimi me para dhe garancia pasurore?

Po sikur të kuptohet më në fund në Tiranë se në kapitalizëm, paraja është gracka që kap gjithkënd dhe se paratë janë shumë më të forta edhe se aksionet e policisë?

Po sikur të kuptohet se në kapitalizëm, në fund të fundit, gjithçka është një vlerë në shifra, madje edhe vetë liria apo burgu?

Domethënë, sikur një pjese të madhe të Balilëve të arratisë, të dramave vetjake e familjare, të dramës së gjithë shoqërisë dhe aksioneve të pafundme të policisë, t’u thuhej në Kodin e Procedurës Penale: vazhdoni lirinë tuaj, por do të leni peng në bankë para për të shmangur arrestin e parakohshëm. Dhe që kush i shmanget vullnetit të gjykatësit, i humb ato para në favor të shtetit që paguan sërish për kapjen e të ikurit?

Kush nuk e kupton këtë, përpara se të hapë librat që janë një mundim i madh për të paditurit, le të kujtojë filmat që rrëfejnë për gjykatës që vendosin edhe për vrasës të dyshuar, lirinë me kusht e garanci deri në dhënien e vendimit përfundimtar për ta.

Natyrisht që një gjë e tillë është alternativë. Edhe pse ngjan si utopi në Shqipëri. Ku për arreste të këtij lloji askush nuk flet dhe kur dënimi alternative është ende një praktikë që nuk njihet pothuaj fare.

Në Shqipëri një gjyqtar quhet mëkatar vetëm nëse nxjerr një fajtor jashtë burgut, por konsiderohet profesionist edhe nëse mban brenda në burg 99 të pafajshëm.

Sepse Shqipëria është ende një vend me mentalitet të thellë sovjetik e nën pushtetin e egër të parimit stalinist që gjithkënd që e dyshon si fajtor, e parakonsideron fajtor.

Dhe në këtë pikë, jemi të gjithë mëkatarë, pavarësisht se dikush ka shpresë tek reforma në drejtësi e dikush tjetër është skeptik ndaj saj. Kush më shumë e kush më pak, të gjithë jetojmë, gjykojmë e sillemi si bij të vonuar të Leninit të sovjetëve. Bashkë me Balilët, yjet televizivë që na dëshmojnë krizën e identitetit tonë të dyzuar: duam marrëzisht Perëndimin, por jemi Lindorë deri në marrëzi!

/javanews.al/

Etiketa: apostujcannabiskarameleKodi i Procedurës PenaleLibrat e ShenjtëLorenc Vangjelimimikëyll televizivyrysh

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Mediat fqinje: Ja çfarë e lidh Klement Balilin me Italinë

Mediat fqinje: Ja çfarë e lidh Klement Balilin me Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com