Fotot që shihni janë pamjet e para të Klement Balilit pas vetëdorëzimit në polici. Balili do të përballet sot me Gjykatën e Krimeve të Rënda. Siç shihet dhe në foto, Balili teksa po del nga policia e Tiranës, për të shkuar tek Gjykata e Krimeve të Rënda shfaqet i buzëqeshur.
Pas 15 operacioneve të dështuara nga policia e shtetit për arrestimin e tij, Klement Balili është vetëdorëzuar.
I ashtuquajtur nga mediat greke si “Escobari i Ballkanit” u dorëzua dy ditë më parë në vendin e quajtur “Kthesa e Shijanit” mes Delvinës dhe Finiqit.
/Faxweb.al-