Në postimet e tij të shpeshta në rrjetet sociale, Ylli Manjani nuk kursen askënd. Herë duke interpretuar Kushtetutën, e herë duke bërë shaka e ironi, ish-ministri komenton thuajse çdo zhvillim.
Këtë herë Manjani shkruan:
“Koinçidencë.
Po përpiqesha të fantazoja rrethanat si mund të ketë lindur proverbi “hodhi budallai një gurë në lumë…”, kur më erdhi një sms me këtë tekst:
“Sapo budallai hodhi një gurë tjetër”. ????
Më erdhën në vijim edhe 39 sms me këtë përmbajtje… ??
Gur, gur bëhet…. zhavorr!”