Policia ruse ka arrestuar një të dyshuar lidhur me vrasjen e gazetarit të pavarur, Dmitry Tsilikin.
Komiteti Hetues Rus tha se 21- vjeçari Sergei Kosyrev është arrestuar në Shën Petërsburg, pasi u rrëfye se ka vrarë Tsilikinin.
Nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me hetimet.
Gazetari i pavarur rus, Dmitry Tsilikin ishte gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Shën Petërsburg, më 1 prill.
Tsilikin u gjet me shumë plagë në trup, nga disa therje.
Sipas policisë, Tsilikin duket se kishte ndërruar jetë dy ditë para se të gjendej në banesën e tij.
Ata thanë se telefoni dhe kompjuteri personal i tij mungonin në banesë.
Tsilikin ishte një gazetar shumë i njohur rus, shkrimet e të cilit fokusoheshin në kulturë dhe muzikë.
Ai gjithashtu ka shkruar për çështje sociale dhe të drejta të njeriut.