Është zbuluar identiteti i viktimës që u gjet një mbrëmjen e sotme në fshatin Gjuras, në Njësinë Administrative të Shupenzës, në Bulqizë.
Bëhet me dije se viktima është Artur Lleshi, 31 vjeç, i zhdukur 8 muaj më parë. Trupi i pajtetë u gjet në një tunel në Shupenzë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 31 vjeçarit.
Artur Lleshi kishte humbur kontaktet me familjen prej 10 prillit të vitit 2018.
Njoftimi i Policisë
Informacion paraprak. Gjatë mesditës të datës 29.12.2018, në fshatin Gjuras, Shupenzë, është gjetur një trup njeriu (kufomë), gjysmë e dekompozuar. Në afërsi të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç, cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.