Është mbyllur mbrëmë nata finale e Festivalit të 57-të ne RTSH ku kënga fituese është shpallur, “Ktheju tokës” nga Jonida Maliqi.
Këngëtarja e njohur do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh evropian të këngës, ‘Eurovison’ që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Telaviv të Izraelit.
Një këngë me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit e cila jep një mesazh për të gjithë emigrantët shqiptarë por edhe ata që duan të emigrojnë, që të kthehen në vendin e tyre duke e ndërtuar këtu të ardhmen, siç u shpreh edhe vetë këngëtarja pas marrjes së trofeut.
Jonida Maliqi ka marrë 228 pikë nga juria duke u zgjedhur kështu e para në rënditjen e këngëve pjesmarrëse.
https://youtu.be/R2W58WVlOY0