Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaroi në ‘Fax News’ se opozita do të kthehet në Kuvend ditën e enjte.
Vasili u shpreh se opozita nuk ka thënë ndonjëherë se do ketë bojkot total të parlamentit, dhe se kthimi në Kuvend sipas tij është tërësisht normal sepse aty do shkohet për të mbrojtur kauzën e studentëve. Ashtu siç u kthye për vettingun, për të mbrojtur kauzën e saj, por edhe në rastin e ligjit për Teatrin Kombëtar për ta bllokuar këtë ligj korruptiv, në të njëjtën vazhdë është edhe ky vendim.
“Kemi një kryeminstër të marrë, kemi një maxhorancë që për shkak të kapjes
I ka perënduar truri, kemi dhe një pjesë të medias po ashtu. Kemi thënë se s’do ketë bojkot total, kemi qenë në Kuvend kur do mbrohej teatri, për vettingun. Në këtë moment situata është shumë dramatike.Vettingu dhe studentët janë arsyet që po kthehemi”, tha ndër të tjera Vasili.
Sa i takon draftit të paraqitur nga PS për reformën zgjedhore, Vasili e quajti një veprim sa për të larguar vëmendjen nga kauza e studentëve dhe megaskandali i Unazës së Re. Sipas tij për të përpiluar një draft ëhstë ngritur një komision mbi palët dhe vetëm një draft nga ky komision mund të vijë në parlament.
Është ngritur një komision mbi palët për të përpiluar një draft. Ky draft do vinte në sallën e kuvendit. Këta kanë sjellë një draft të njëanshëm për tu rënë këmbanave për të mos i dëgjuar hallet e studentëve. Drafti është një shashkë e njësashme e një kryeministri karnavalesh”, deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së.
Ditën e enjte në Kuvend, Vasili u shpreh se do të ngrihet fuqishëm nga opozita çështja e studentëve.
“Do të ngrihet shumë qartë një çështje madhore siç është ajo e studentëve, unë u kam bërë ftesë të tërë mediave që të shkonin në konviktet e studentëve dhe të shihnin kushtet, që media gjermane i quajti shumë më të këqija se burgjët gjermane. Dhe kjo ndodh në vitin 2018.
Ka pasur vrejtje të madhe për buxhetin dhe kemi thënë që stop korrupsionit se ka mjaft para po nuk u dhanë ato koncensione”, u shpreh ai.
I pyetur pr thirrjet që bën kryeministri për dialog me studentët, Vasili tha se nuk mund të kërkosh dialog për detyrat.
Pse duhet të dialogojmë për detyrat? Të qëndrojmë tek kontrata, që është program i qeverisë, kryeministri paraqet programin dhe pastaj merr votat, në këtë kontratë e kishte 5% buxhetin për arsimin. Nuk e realizoi. Nuk mund të ndërmarrësh reforma nëse themelet ti nuk i ke ndërtuar, kur nuk ka laboratore, studentët e gjeologjisë nuk kanë godinë, ata të arkitekturës nuk kanë libra.
Përgjegjësitë kolektive të shtrira për 25 vjet nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës, qytetarët i dhanë votën këtij se tha se do e çojë arsimin në 5%, tani nëse themi që bravo që ka gënjyer dhe mori pushtetin, tani erdhi koha për të dhënë llogari”, theksoi ndër të tjera Petrit Vasili. (B.H/Faxweb)