Liridona Baftjari nga fshati Malishevë në Gjilan, është pilotja e parë e helikopterit nga radhët e FSK-së, Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Liridona ka qenë nëntogere në FSK ndërsa tani misioni i saj do të bëhet edhe më i qartë si pjesë e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Ajo është shkolluar në Turqi.