El Costurero Real prodhon shaje delikate që ju lejojnë të ngjani si një flutur, apo pilivesë. Dyqani me bazë në Granada është e frymëzuar nga bukuria dhe anatomia komplekse e këtyre insekteve dhe ka krijuar veshje me dizenjo të mrekullueshme.
Ndërtimi i shajeve ka një mënyrë të ngjashme sipas krijesave me krahë. Ato janë të shtypura në material të lehtë, por në fakt është 100% pambuk, dhe janë transparentë. Kanë tela në pjesën e përparme të krahëve për përdorim në vallëzim.
Costurero El Real është ide e një projektuesi për teatër, filma, opera, dhe televizion. Interesat e saj shkojnë përtej insekteve, dhe ajo krijon një shumëllojshmëri të artikujve. Me çdo copë, pa marrë parasysh frymëzimin, kjo kompani arrin të sjellë një ndjesi si në magjinë e përrallave./27.al