Policia e Gjirokastrës ka ndaluar disa studentë që morën pjesë sot në protestën që po zhvillohej në qytetin e Gjirokastrës.
Studentet janë ndaluar dhe janë sqaruar çfare duhet të bëjnë që mos bllokojnë akset rrugore dhe janë lënë të lirë.
Burime bëjnë të ditur se studentët nuk kishin marre leje për tubimin që kanë bërë në lagjen 18 shtatori. Ndërkohë nesër studentët do të protestojnë vetëm në ambientet e Universitetit dhe jo në qytet.
Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin edhe studentët e Universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, vendosën sot që ti bashkohen protestës. Studentët e Gjirokastrës kanë marshuar në qytet duke kërkuar ulje të tarifave si dhe përmirësim të kushteve në auditore dhe konvikte.
Ndërkohë që gjatë marshimit të tyre ato kanë bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve në lagjen “18 Shtatori.”