Sulmet e dhunshme në Britani, dy persona masakrohen për vdekje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet e dhunshme në Britani, dy persona masakrohen për vdekje

10:47 | 25/11/2018
në Bota
0

Një oficer i policisë u qëllua me armë gjatë kohës që ishte në detyrë  jashtë stacionit Ilford në Londër nga një sulm i papritur i ardhur nga një person i paidentifikuar, ndërkohë që një burrë u godit me forcë në Shoreditch, në një nga lagjet më të njohura të shumë pranë qendrës së Londrës  dhe një tjetër grua u godit me thikë me pasojë vdekjen në Merseyside në një natë tjetër të dhunës në të gjithë vendin.

Duket sikur ngjarjet kriminale nuk po i ndahen Britanisë ditët e fundit ku skemat e krimit paraqiten nga më të ndryshmet.

Sipas deklaratës së Policisë Britaike, zyrtari i policisë së transportit ishte në detyrë jashtë stacionit hekurudhor Ilford në Lindje të Londrës, kur ai u sulmua nga një njeri me thikë. Ai u dërgua në spital nga ambulanca pas sulmit tronditës të premten në mbrëmje dhe tani po shërohet nga plagët e tij në shtëpi, ndërsa një i dyshuar është arrestuar.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Ndërkohë që dje herët në mëngjes, një burrë u godit me forcë në një nga zonat më të njohura të kryeqytetit.

Viktima ishte e moshës 20 vjeçare dhe u gjet nga kalimtarët i plagosur nga goditjet që kishte marrë në Kingsland Road, Shoreditch rrerth orës 6:30.

Ai u dërgua në spital, por vdiq më vonë, duke çuar në atë që mendohet të jetë hetimi i vrasjes 123 që kanë ndodhur në Londër në harkun kohur të një viti.

Gjithashtu edhe një grua u gjet e sulmuar me thikë për vdekje në një shtëpi në St Helens, Merseyside, dje në mëngjes. Policia beson se 29-vjeçarja është vrarë nga dikush që po e gjurmonte dhe tashmë është vënë në kërkim të të dyshuarit.

Shefi i inspektorit Ian Ëarloë tha: “Ne besojmë se autori i veprës është një i njohur i viktimës dhe efektivët e policisë po vijojnë t’a kërkojnë atë”.  Pas sulmit me thikë ndaj oficerit të Policisë Britanike të Transportit, shefi i policisë Paul Croëther tha: “Ky është një shembull shqetësues i realitetit me të cilin oficerët tanë përballen çdo ditë.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë publikun për mesazhet dhe mbështetjen e tyre shumë të mirë. E di që kjo ka ndikim në familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Siguria e oficerëve tanë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe jam në diskutime me ekipin tim të lartë për të parë se çfarë duhet bërë për të siguruar që këto incidente të mbahen në minimum”.

Diku tjetër, katër të rinj u plagosën rëndë në Leicester në orët e hershme të ditës së djeshme.

Një 19-vjeçar pësoi plagë “kërcënuese për jetën”, ndërsa një 21-vjeçar dhe dy 18-vjeçarë gjithashtu u lënduan keq në atë që policia tha se ishte një “sulm i shumëfishtë”.

Detektivi Jim Hatton tha: “Është nisur një hetim për të zbuluar se si këta njerëz kanë pësuar lëndime të rënda”.

Ndërkohë, tre vjedhës të armatosur me armë dhe thika hynë në shtëpinë e një pensionisti në Doddinghurst, Essex.

Policia tha se ata ikën me duar bosh pas një përleshje me një të moshuar dhe fqinjët e tij. Dy burra u dërguan në spital me lëndime të rënda.

/fax/

Etiketa: britani

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Protesta e dhunshme e së enjtes, nis seanca gjyqësore për të ndaluarit e Astirit (film)

Protesta e dhunshme e së enjtes, nis seanca gjyqësore për të ndaluarit e Astirit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com