Presidenti ka refuzuar paraprakisht shpërndarjen e Parlamentit
Kryeministri i Islandës Sigmundur Gunnlaugsson i ka kërkuar Presidentit të vendit Olafur Grimsson që të shpërndajë Parlamentin, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Vendimi vjen ndërkohë që emri i kryeministri u përmend në skandalin e fundit të fshehjes së pasurive në Panama. Kjo shkaktoi protesta në Islandë pasditen e shkuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Nga ana e tij, Presidenti ka deklaruar se do të konsultohet me partitë e tjera për ndërmarrjen e këtij vendimi, duke refuzuar paraprakisht shpërndarjen e Parlamentit. Kryeministri nuk pranoi të fliste për çështjen gjatë një interviste televizive.