Pas tensioneve të ashpra që shoqëruan këtë të enjte protestën që zhvilluan banorët e ‘Unazës së Re’ para Kuvendit, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një postimi në facebook Manjani theksoi se qeveria rrëmben pronën private dhe vjen paratë e taksave.
Postimi i plotë:
Absurd&keqardhje
—————
Qeveria që rrëmben pronën private dhe vjedh paratë e taksave qenka “legjitime”, “e ndershme”, “qytetare”!
Njerëzit që mbrojnë veten dhe pronën nga grabitja, qenkan “të paligjshëm”, “barbarë” apo “shpellarë”!
Pa dyshim ndjehem i keqardhur për viktimat e përplasjeve fizike sot para parlamentit. Për policët, në mënyrë të veçantë që detyrohen të mbrojnë hajnat!!!detyrohen të mbrojnë hajnat!!!