Rihadi zyrtar i ka lënë Teheranit një afat prej 48 orësh për të larguar gjithë trupin diplomatik
Pas ekzekutimit me prerje koke të imamit të shquar AlNimr, Arabia Saudite ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Fill pas ekzekutimit të AlNimr, mes 46 personave të tjerë nën akuzën për terrorizëm, kanë ardhur reagimet e ashpra mes dy vendeve. Irani akuzoi për krime Arabinë Saudite dhe kërkoi drejtësi hyjnore.
Rihadi zyrtar i ka lënë Teheranit një afat prej 48 orësh për të larguar nga Arabia Saudite të gjithë diplomatët Iranian. Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir ka theksuar se Rrani nxiti trazirat ndërfetare në Rajon ndërkohë që demonstruesit sulmuan ambasadën saudite në Teheran. Arabia Saudite tërhoqi të gjithë diplomatët e saj nga Teherani.