Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, mirëpriti vendimin e Gjykatave në Shqiperi për të dënuar Emiljano Shullazin me 14 vjet burg dhe për anëtarët e bandës se tij.
“Krimi i organizuar shkatërron ekonomine jetën e njerëzve dhe komunitetet. Nuk duhet të ketë kurrë hapësirë që kriminelet e organizuar të veprojne ne kete vend,” tha ambasadori.
Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje vendimin edhe për pjesëtarët e bandës së tij, duke i dënuar në total me 55 vite burg.
Kështu mbështetësi i tij kryesor Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg, Endri Qyqa dhe Endri Zela me nga 10 vite burg. Ndërkohë Blerim Shullazi u dënua me 9 vite heqje lirie.