Shkencëtari “rebel” denoncoi zv/ministrin për plagjiaturë, tashmë Taulanti i zë vendin Demos – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtari “rebel” denoncoi zv/ministrin për plagjiaturë, tashmë Taulanti i zë vendin Demos

11:04 | 01/11/2018
në Shqiperi
0

Taulant Muka është një i ri që ngjalli shpresë. Për disa muaj me radhë denoncoi politikat e gabuara arsimore në Shqipëri. Tashmë është emëruar zv/ministër Arsimi…duke zhgënjyer jo pak ata disa nga ata që e besuan. Emërimi është publik dje, ndërsa Muka ende nuk e ka komentuar këtë zhvillim. Jo pak shqiptarë, e kritikojnë në rrjetet sociale pasi shpresuan se do ta vazhdonte rebelizmin e tij dhe “luftën” duke mos u bërë pjesë e sistemit.

I diplomuar në Shqipëri për Mjekësi, ai u largua nga vendi për të ndjekur studimet në Holandë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Shkencëtari që vepronte në Danimarkë dhe Holandë, u bë i njohur kur tregoi se si një shqiptar i padiplomuar mund të bëhet shkencëtar përmes publikimeve në revista shkencore “grabitqare”.

Për ta faktuar këtë, ai tregoi historinë e dy gjysheve të tij me nga 3 vjet shkollë, që për pak ditë u shndërruan në shkencëtare.

Më tej ai vijoi duke denoncuar për plagjiaturë në botimet e tyre shkencore zv/ministrin e Arsimit, Ervin Demo dhe deputeten socialiste, Blerina Gjylameti.

Demo dha dorëheqjen para pak ditësh. Ndërsa Rama emëroi në vend të tij denoncuesin, Taulant Mukën. Për fatin e deputetes, heshtet. S’ka as dorëheqje dhe as zëvendësim.

Deri të paktën para pak muajsh mediat shkruanin se ai ishte punësuar pranë gjigandit farmaceutik danez, Novo Nordisk. I riu që ka prekur edhe auditoret e Harvard e Kembrixh  merrej me kërkimin shkencor dhe zhvillimin e kurave të reja për diabetin.

Megjithatë, ai përherë e ka pasur një sy nga Shqipëria. Ka dashur përherë të kthehet.

Në qershor të 2017-ës iu përgjigj thirrjes së kryeministrit Rama për të ardhur dhe kontribuar në Shqipëri. Por ndryshe nga entuziazmi i Taulantit, nga Tirana i erdhi vetëm heshtje.

“Rama krijoi një platformë për të gjithë shqiptarët profesionistë në vendet e huaja, ku u bënte thirrje që të ktheheshin dhe të investonin në vendin e tyre. I shkruajta se do të ishte kënaqësi për mua që të kontribuoja. Por nuk mora asnjehëre asnjë përgjigje, madje as një “faleminderit për aplikimin tuaj”. Kjo është një shenjë se sa e vërtetë është politika në atë që thotë se bën, megjithatë unë sërish nuk kam hequr dorë nga kjo ëndërr. Ka plot mënyra të tjera se si mund të investosh në Shqipëri dhe unë do i bëj përpjekjet e mia që brezat e rinj, atë eksperiencë që ne kemi marrë, sadopak të kenë mundësi ta marrin edhe ata”, shprehej ai para disa javësh.

Ai gjithashtu ka tentuar të japë leksion te Mjekësia, por edhe aty pa përgjigjie. “Para se të vija në Shqipëri këtë herë, i shkruajta dekanit të Mjekësisë, nëse mund të jepja një ditë leksion për studentët e Mjekësisë, por nuk mora asnjë përgjigje”, shprehej ai.

“Si popull, jemi ndër popujt më analfabet në leximin dhe interpretimin e të dhënave shkencore, e për pasojë ndër më të paaftit në politikbërje.”

Kështu shprehej Taulanti para pak kohësh, para se të ishte emëruar zv/ministër. Presim si do të ndryshojë pikëpamje pasi të ketë ofruar eksperiencën e tij.

Etiketa: Ervin DemoplagjiaturëshkencetarTaulant Muka

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Astiri, një nga zonat e Tiranës më të prekura nga ngacmimet seksuale

Astiri, një nga zonat e Tiranës më të prekura nga ngacmimet seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026
Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com