Drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri. Janë pikërisht këto vendime, kërkesa e Prokurorisë së Republikës Italiane dhe vendimi i Gjykatësit që ish-ministri i brendshëm dorëzoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dosjen e plotë.
Sipas dokumentave të sigurara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën”.
“Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendjet e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të përgjigjeve të vlefshme nuk egzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq.” -Thuhet në deklaratën e prokurorit të antimafias italiane.
/balkanweb/