22-vjeçari po hetohet për veprat penale “Dhunë në Familje” e “Shkatërrim prone”
Është arrestuar nga policia një 22-vjeçar në Cerrik pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. I riu me inicialet f.J, është paditur në polici nga të afërmit e tij, më pas është arrestuar nga policia e Elbasanit. 22 vjeçari kishte shkatërruar orenditë shtëpiake dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.
Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes të riut dhe prindërve të tij por policia e ka arrestuar 22-vjeçarin i cili po hetohet për veprën penale “Dhunë në Familje” e “Shkatërrim prone”.