“Lidhjet e Avdylit me Edi Ramën janë të faktuara. Ka video që tregojnë lidhjet e Gjushit me Avdylin, të Ramës me Avdylin”.
Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë në “Open” në Top Channel. Teksa komentoi arrestimin e dy personave si pjesë e bandës “Avdylajve” në Durrës, Berisha shigjetoi Ramën dhe Dakon.
Berisha tregoi edhe një foto ku shfaqej Rama me një person, që sipas tij quhej “Peçe Avdyli”.
“Këta kanë emëruar inspektorin e mjedisit në Durrës, inspektorin e AKU-së. Lidhjet midis bandave, Avdylt, Bajrajt, Nokajt, por në krye të tyre ka qenë Geron Xhafa”, pohoi ish-lideri i PD-së.