I ftuar mbrëmjen e së hënës në “Open” ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, që ka folur edhe për operacionin e fundit policor që çoi në arrestimin e 26 personave.
Për ish-kryeministrin Berisha operacioni i fundit i cilësuar i suksesshëm nga policia është dekonspiruar nga vetë uniformat blu.
“Fundjava mund të konsiderohet si fundjava e dekonspirimit të operacioneve ndërkombëtare. Bosët janë larguar. Sasia e konvertuar në heroinë janë në tonelata. Kapën fshatarët, nuk mund ta bëjnë ata këtë trafik droge. Ky laborator, shumë herë më i madh se sa ai i Xibrakës, ka nevojë për mbështetje”, u shpreh ish-kryeministri Berisha, duke theksuar edhe njëherë se operacioni i ndërkombëtarëve u dekonspirua nga policia e shtetit.