Ministrja e Drejtësisë doli në një deklaratë për median për të denoncuar një vendim që KLD ka marrë në fshehtësi për gjyqtarin dhe anëtarin e këtij institucioni Gjin Gjoni.
Zonja Etilda Gjoni thotë se kërkesa është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme dhe është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së po në mënyrë të paligjshme.
“Kjo kërkesë e pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së çka e bën shumicën e këtij institucioni autore të një vendimmarrjeje haptazi të paligjshme”
Sipas Gjonit vendimi është marrë në fshehtësi. “Vendimi është marrë me argumentimin se është bërë me vajzë dhe do i duhet të udhëtojë shpesh vizita në shtetin Gjerman ku udhëton familja e tij, KLD është riafirmuar si mishërim i drejtësisë së vjetër klienteliste dhe të korruptuar. Veprimet janë në shkelje të rëndë të rregullave proceduriale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky akt administrativ i KLD-së i marrë në procedurë të parregullt është absolutisht i pavlefshëm”.