Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla ka qënë në Tiranë në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, përballë Liceut Artistik tek “Rruga e Elbasanit”.
Vetëm një minutë pasi u largua Llalla, nga i njëjti ambient ka dalë ish Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe ish Drejtuesja e Dekriminalizimit, Rovena Gashi.
Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me bisedën që kanë pasur mes tyre, por fakti është se ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka një kallzim penal për katër akuza të rënda dhe është nën hetim.