Pse ju turr turma Elvana Gjatës, modeli i të fortit që e adhurojnë të gjithë dhe nevoja për të ekzorcizuar të keqen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse ju turr turma Elvana Gjatës, modeli i të fortit që e adhurojnë të gjithë dhe nevoja për të ekzorcizuar të keqen

11:44 | 10/10/2018
në Shqiperi
0

Nga Alban Dudushi

Është një mister njerëzor se përse turma ndjen kënaqësi, kur shikon individin të rënë në fatkeqësi.

Nëse do e kthejmë filmin e historisë mbrapsht, do të shikojmë turma të ekzaltuara në vrasjen e fatkeqëve që deri dje kishin qenë në krah të udhëheqësit në vende diktatoriale, turma të ekzaltuara në revolucionin francez kur i prenë kokën mbretit dhe Maria Antuanetës, turma të ekzaltuara kur digjeshin në turrën e druve heretikët, turma të ekzaltuara që godisnin me gurë Maria Magdalenën.

Kjo puna e goditjes me gurë vazhdon ende dhe sot në provinca të Arabisë ku radikalët islamikë sundojnë me sheriatin. Elias Canneti ka shkruar dy volume në lidhje me turmat, apo masat dhe, se si individët marrin një fuqi të jashtëzakonshme duke u ngjeshur pas njëri-tjetrit. Po ashtu edhe Erich From në “Arratisjen nga Liria” flet se si zhduken frikërat e individit, kur ai e dorëzon unin e tij në duart e turmës.

Por prapë, kjo kënaqësi e turmës për individin e rënë në fatkeqësi, nuk ka marrë një përgjigje të shterrshme. Në epokën moderne mund të rendisim raste pa fund të individëve të linçuar kryesisht në media nën brohorimat ulëritëse të turmave. Njerëz që kanë rënë nga maja, ku të gjithë i adhuronin, në fund të humnerës dhe në dhimbjen e vetmisë së tyre dëgjonin brohorimat e turmës. Një gjë është e sigurtë, turma përlotet po aq shpejt sa dhe egërsohet.

Emocionet e saj janë bazike dhe, për këtë shkak, ajo ngjan me një bishë të rrezikshme që mund të dalë nga kontrolli dhe të bëhet e papërmbajtshme. Në arenat e gladiatorëve, bisha ishte në shkallët e arenës duke brohoritur, fatkeqët Luan dhe Skllav ishin në fushë duke derdhur gjakun që shërbente si karburant eksitues për turmën. Sot ne e vizitojmë Koloseumin dhe adhurojmë talentin njerëzor që bën mrekulli, por turma nuk ka ndryshuar shumë prej asaj kohe. Një tjetër mrekulli është shfaqur sot. Interneti dhe të gjitha mjetet që na lejojnë ta përdorim atë. Ne jemi individë në shtëpitë tona, por jemi njëkohësisht një turmë në rrjetet sociale, apo në forume të ndryshme.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Dhe njësoj brohorasim dhe eksitohemi nga individi i radhës që ka rënë në fatkeqësi. Natyrisht, që të eksitohet turma ka një parakusht: sa më mirë të ketë qenë individi, sa më lart të ketë qenë ai, sa më sukses të ketë patur dhe i adhuruar të ketë qenë përpara fatkeqësisë, aq më e madhe rënia, aq më i bukur spektakli, aq më të eksituar ne.

Dhe tani të dalim tek rasti i Elvana Gjatës. Dua ta them që në fillim që ky shkrim nuk është një mbrojtje për Elvanën, është një autoakuzë për të gjithë ne. Prej ditës së enjte, Elvana Gjata është një individ që ka rënë në fatkeqësi. Ngjarja e rëndë me një të vrarë dhe dy të plagosur, ka patur për personazh edhe bashkëjetuesin e Elvanës. Prej disa kohësh, personi në krah të saj ishte një kuriozitet showbiz-i, apo e thënë ndryshe, thashethemesh, për shkak se ata të dy kishin vendosur mos ta bënin publik emrin dhe (aq më keq akoma) pamjen e tij. Dhe ja tek del në një lajmërim policie, me atë fotografinë jocilësore siç janë përgjithësisht fotografitë e dokumenteve.

Të gjithë e shuajtën kuriozitetin me fytyrën dhe emrin e tij. Dhe pas kësaj përveshën mëngët në rrjetet sociale, në faqen e saj personale dhe nëpër gazeta: “Mirë të të bëhet, se vetë e kërkove”. Kjo ishte fjalia e vetme e turmës që brohoriste dhe e mallkonte tashmë Elvanën për jetën e saj luksoze, për fundjavat nga 20 mijë euro, për videoklipet e shtrenjta, për këngën që i kishte bërë David Guetta e kështu me rradhë. E njëjta turmë që gjatë gjithë verës, kudo që ndodhej, në shtëpi, në makinë, apo në plazh këndonte këngën e saj “Mike”.

Faji i Elvanës? “Po shpenzonte paratë që i vinin me shumicë nga një kriminel. Më në fund ajo kishte gjetur pusin e saj të naftës.” Unë nuk e di nëse ai djalë ka qenë kriminel dhe as si i ka bërë paratë e tij. Nuk e kisha dëgjuar kurrë si emër më parë dhe me thënë të drejtën, megjithëse punoj në media, nuk kam patur as kuriozitetin të di se me kë ishte lidhur Elvana. Megjithatë po i rri besimit të turmës që Elvana ishte lidhur me një kriminel që paratë e tij i ka bërë në mënyrë të pistë. Dhe, sipas turmës, ky është gabimi i Elvanës që, për hir të parave ka bërë pakt me krimin (kupto fle në një krevat me krimin).

Në kulturën pop të vendeve perëndimore shikojmë shpesh vajza dhe gra të spektaklit të lidhura me futbollistë, me aktorë të njohur e kështu me rradhë. Në gossip-in perëndimor lexon shpesh telenovela ndarjesh, bashkimesh dhe tradhëtish të këtyre personazheve. Jeta luksoze, jahtet dhe paratë janë në bash të vendit në këto revista e tabloide për të ushqyer gojët e shqyera të turmës, e cila admiron, ëndërron dhe zilepset nga ai fat që u ka ardhur në derë ca pak persoanzheve. Kultura e konsumit është në thelb.

Nga kjo ushqyerje pasive, një pjesë e njerëzve që përbëjne këtë turmë ëndërrojnë të njëjtën jetë dhe shtyhen të shpenzojnë më shumë se kanë, futen në borxhe dhe thyejnë brinjët në punë për të arritur sadopak në hijen e asaj jete të revistave dhe tabloideve. Sepse konsumi është karburanti që mban gjallë motorrin e ekonomisë. Këtë refren e kemi dëgjuar gjatë gjithë kësaj periudhe krize të zgjatur financiare që ka pllakosur botën. Konsumi është një kulturë e përgjithshme dhe e sponzorizuar rëndshëm prej dekadash në perëndim dhe tashmëështë në lulëzim dhe në vendet ish komuniste, siç jemi edhe ne.

Por këtu ndryshojnë aktorët. Në kulturën pop të vendeve lindore, apo edhe vendet e Amerikës Latine, vajzat dhe gratë e showbiz-it shpesh i kemi parë në krah të personazheve të errët. Kujtojmë Cecën dhe Arkanin në Serbi. Apo edhe personazhe në Shqipëri, të cilat do ishin vejusha të djemve të fortë të Tiranës, në rast se do të ishin martuar. Fatkeqësisht, në këto vendet tona, më të dukshmit kanë qenë këta njerëz. Makinat e tyre të shtrenjta, jeta e vrullshme e natës, paratë e shpenzuara pa hesap.

Dhe në një gjykim të pamoral, njerëz që takohen në të njëjtin ambient, edhe lidhen me njëri-tjetrin. Tëpkë si futbollistët me shumë para në Perëndim me vajzat e showbiz-it. Dhe tëpkë si turmat që adhurojnë fubollistët në Perëndim për talentin por edhe për paratë, në këto vendet tona lindore adhurohet “i forti”, po për talentin dhe për paratë. Pyesni të rinjtë që e kalojnë kohën duke pështyrë lëkura farash, apo duke tymosur ndonjë cigare hashash në bordurat e lagjes se kush është ai që ia ka dalë. Pyesni ato vajza që ndryshe nga gjyshet e tyre që hapnin cepin e perdes për të parë jaranin në rrugë, hapin ekranin e celularit për të parë princin e tyre.

Por edhe më shumë se kaq: si ka mundësi që njerëzit e krimit janë kaq të dukshëm tek ne? Si ka mundësi që për ta ne flasim si për një sekret publik? Si ka mundësi që i gjejmë në të njëjtat sallone ekskluzive me politikanë dhe njerëz të rëndësishëm publikë? Rrinë sepse njerëzit me status të njëjtë apo të afërt financiar rrinë bashkë me njëri-tjetrin? Jo vetëm për këtë. Rrinë sepse në kulturën tonë popullore janë të aftë, sepse të gjithë ia kanë dalë dhe ndjehen pjesë e një klubi që nuk ka gjykime morale për atë se si erdhi pasuria. Ne jemi një shoqëri që mbyllim sytë, ose hapim vetëm nga pak njërin, të djathtin apo të majtin sipas rastit dhe sipas volisë. Ndërkohë ata i kanë të dy sytë hapur dhe shkojnë ku është volia më e madhe.

Në kulturën tonë popullore dhe jo vetëm, një harem femrash me gota shampanje dhe muskulozi me zinxhirë të trashë në qafëështë kulmi i ëndrrës. Ai që rrëmben dhe i do të gjitha për vete, ia ka dalë. Ai që zhvat dhe thotë unë e bëj se mundem, ia ka dalë. Ai që ka pushtetin dhe e përdor si shkop mbi fukarain, ia ka dalë. Ata që thyhen në mes për të fituar jetën e tyre, ata që respektojnë tjetrin dhe duan një jetë të paqtë janë në periferi. Ata nuk janë në faqe të parë të revistave dhe gazetave dhe në emisione dalin rrallë si një specie në zhdukje dhe, gati gati, kuriozitet prehistorik.

Ata janë të humburit e një jete që nuk lë gjurmë. Shkoni në periferi dhe shikoni se kush sundon dhe kush e thotë fjalën e fundit. Kush e kontrollon jetën atje. Dhe do të kuptoni pse ne i respektojmë ata. Jo vetëm kaq, por një pjesë e mirëëndërron të jetë si ata dhe i respekton më tepër sepse nuk ka guximin e tyre. Vajzat i duan për të dashur apo për burra që do të zgjidhë tërë hallet e fisit. Dhe meqë nuk i kanë, zilepsen në faqe revistash e gazetash, përpijnë histori ku ata janë të përfshirë, të kronikës së zezë apo rozë.

Dhe kur Elvana bije në fatkeqësi, i turren asaj për të gjitha gjërat që nuk kanë mundur t’i arrijnë vetë dhe që e dinë që nuk do t’i arrijnë kurrë. Unë nuk e njoh të dashurin e Elvanës. Bindja e turmës e ka veshur atë me mantelin e të fortit (mafiozit). Dhe për të ekzorcizuar të keqen që ka brenda vetes, kësaj here gjeti Elvanën. Si Xhisielën një javë më parë. Nuk është Elvana problemi, jemi ne.

http://www.tiranapost.al/jo-elvana-por-ne/

Etiketa: Alban DudushiElvana Gjata

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Mos ma prek o “SHKJAH” Fushën e Laprakës

Mos ma prek o "SHKJAH" Fushën e Laprakës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com