Zv/ministri i Arsimit akuzohet për plagjaturë

Lexo edhe

Zv ministri i Arsimit, Ervin Demo akuzohet për plagjaturë. Pretendimi ka ardhur nga mjeku Taulant Muka, i cili ngre dyshime se Zv/ min i Arsimit, i cili është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor, publikon materiale të kopjuara në revistat që ai quan grabitqare, duke i krahasuar ato me tekstin original dhe atë që pretendohet se është kopjuar nga Demo.

Njëri prej artikujve, i botuar në vitin 2011, që mban titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, pretendohet se është kopjuar nga Zv.ministri i Arsimit dhe deputetja e PS Blerina Gjylameti, si kandidate për doktoraturë.

Në këtë shembull, zv. Ministri i Arsimit është autor i parë- 100% copy-paste! Edhe punimet e tjera nga Zv.ministri janë gjithashtu plagjiaturë. Ne fakt, ka shumë shembuj të tillë Shqipëri jonë; njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me arsimin japin mësim, “motivojnë” të rinjtë, drejtojnë departamente, fakultete dhe universitete, dhe bëjnë edhe “politikat” në arsim! Të rinjtë kanë nevojë për njerëz me vlera dhe akademike të cilët arsimin e kanë pasion dhe i inspirojnë! Sigurisht që me këtë realitet rinia shqiptare dhe “mendja” do largohet nga Shqipëria,” shkruan Muka.

Pas akuzave për plagjaturë ndaj Ervin Demos, pritet një reagim nga Ministria e Arsimit, ndërkohë që deputetja e PS Blerina Gjylameti, nuk i është përgjigjur interesit të Ora News në lidhje me akuzat e bëra.

Kujtojmë se janë jo të paktë, zyrtarët e lartë në botën perëndimore të cilët kanë dhënë dorëheqjen për shkak se janë kapur me plagjaturë.

Në vitin 2011, ministri gjerman i Mbrojtjes Guttenberg, dha dorëheqjen pasi u akuzua se kishte kopjuar diplomën e doktoraturës në Universitetin Bayreuth.

Në 2013, Ministja Gjermane e Arsimit Annette Schavan u dorëhoq po ashtu për plagjaturë. Ndërkohë pak ditë më parë, më 12 shtator, spanjoll i Shëndetësisë u akuzua për plagjaturë dhe  dha dorëheqjen.

http://www.oranews.tv/article/zvministri-i-arsimit-akuzohet-plagjature

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *