Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, rezulton e zhdukur që nga mëngjesi i ditës së enjte. Arbnora ishte nisur për një intervistë pune që e kishte në orën 11:00.
Nga familja Dobra mësohet se ajo u kishte thënë se do i kontaktonte për të shkuar ta marrin, por ajo telefonatë nuk ndodhi kurrë sepse telefoni i Arbnorës doli i fikur.
Rasti i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të Policisë në Prishtinë, nga vëllai i saj.
Ndërkaq, deri me tani ende nuk ka ndonjë informatë për gjetjen e saj. “Po e ndaj me ju shqetësimin e familjes Dobra nga Skenderaj, të cilët që nga mëngjesi i së enjtes nuk kanë asnjë informatë e as kontakt me vajzën e tyre 22-vjeçare Arbonra Dobra. Ndonëse, për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, familja ka nevojë për ndihmën e secilit në mënyrë që të sigurojnë ndonjë informatë”, ka shkruar një i afërm i saj në Facebook.