Situata me zjarret vijon që të jetë problematike në vend. Pas Lezhës, Kavajës dhe Pukës është shënuar një vatër zjarri edhe në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe masive në fshatin Novoselë të Patosit në njësinë Administrative Zharrëz.
Sipas të dhënave nga zjarri rrezikohen disa banesa dhe sera, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa mjete të zjarrfikëses. Ministrja e Mbrojtjes deklaroi sot se në 17 dite janë shënuar, jo pak por 91 zjarre, ndërsa pjesa më e madhe janë me qëllim dhe autorët do të arrestohen, ndersa policia ka marre nje plan masash.