Për ne shqiptarët duket e habitshme që një politikan të jetojë normalisht si gjithë të tjerët. Të mësuar të shohim politikanë që jetojnë mes luksit dhe larg thjeshtësisë së njerëzve të zakonshëm, habitemi me gjestet normale të politikanëve, që në fund të fundit janë njerëz si gjithë të tjerët.
Këtë herë në vëmendjen e kamerave ka qenë Presidenti i Zvicrës, Alain Berset. Gjatë një pauze të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ai është ulur në trotuar dhe ka shkruar në bllokun e tij të shënimeve.