Roland Roshi, spiker dhe regjisor i spikatur, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në vendin e tij të punës, në RTSH.
I trishtuar për humbjen e të atit, Ardit Roshi ka njoftuar vdekjen e tij duke e cilësuar si njeriun më të mirë në botë.
Arditi shkruan:
Ky është statusi më i rëndë i jetës sime!
Babai im, miku im, njeriu më i mirë në botë, sot ndërroi jetë!
Homazhet për Prof. Roland Roshin bëhen nesër në orën 12:00 në RTSH! Përcjellja për në banesën e fundit në orën 14:00 në Sharrë…
Do të doja të shkruja më shumë por nuk mundem…