Nga Nebih Bushaj
Ministri i Transportit na la me kuptu që nuk ishte ngopë me taksen e vendosun te Rruga e Kombit kur deklaroi se çdo rrugë me standardet e nji autostradet ka me kenë me pagesë. Mirë veç, deri dje sikur nuk kishte rrugë me standarde autostradash ky vend, simbas kryeministrit Rama. Për ma tepër që as ndonji rrugë me standarde autostradash nuk ka ba kja qeveria rilindase.
At’herë lind pytja, sa e drejtë asht vendosja e taksës në Rrugën e Kombit? Se me sa dimë aty s’asht ba ndonji ndryshim që me e ba me standard autostradet, që nuk e paska pasë kur thoshte z. Rama. As me thanë që e paskan përmirësu si cilsi rrugët me punime për t’cilat nuk dimë gja nuk mundena me thanë se e kishim marrë vesh meqë kta edhe t’shkumunit n’banjo e bajnë publike si qeveri. Pra i bjen që ose asht tu na taksu për nji rrugë që n’fakt nuk ka standard autostradet, ose ajo rrugë i ka pasë standarded qysh para qeverisë së ktyne.
Ky taksim që kanë fillu me Rrugen e Kombit e që dojnë me e vazhdu mandej me rrugë tjera asht i padrejtë (sidomos kur bahet prej nji qeveriet “të majtë”), tu marrë parasysh gjendjen ekonomike të masës dërrmuse t’popullsisë. Nuk asht e drejtë me na e shtu edhe nji barrë se boll kena. Nuk asht e drejtë me taksu t’vetmet mundsi komunikimit n’kët vend, përderisa nuk ka hekurudha(edhe ato që kena janë jofunksionale) që ta zëvendsojnë përdorimin e rrugëve automobilistike. T’cilat n’fakt nuk kanë standard autostradet e që kanë me u taksu gjithsesi sit e tilla se standarded ktu te na nuk arrihen me punë po me VKM siç duket. Pra mjafton që Këshilli i Ministrave ta qujn si të tillë edhe aja si e tillë merret.
Ky taksim ka me ndiku te çmimi i biletës së autobusave, ma s’paktit, si rrjedhojë ka me ndiku direkt n’xhepin e qytetarit t’thjeshtë që siç dihet, asht n’masën dërrmuse tu mbijetu, e edhe kur i duhet me e ba at rrugë prej hallit duhet me e ba ma shtrejt që me plotsu vjedhjet e fondeve t’mirëmbajtjes së “autostradave” që kjo qeveri po ban. Pse nuk ban za ky popull, kja m’çudit, se grabitsit nuk m’çudisin aspak.