Deputeti i PD: AMA luan “dam” me njerëzit që lojën ta fitojë shefi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i PD: AMA luan “dam” me njerëzit që lojën ta fitojë shefi

21:07 | 13/09/2018
në Shqiperi
0

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka analizuar çështjen e dekoderave dhe vendimet e Autoritetit të Mediave Audiovizive në lidhje me mbylljen e transmetimit analog.

Ai ngre akuza të rënda ndaj qeverisë dhe AMA-s duke tentuar të shpjegojë lëmshin me dekoderat dhe televizorët jashtë standardit DVB-T2. Boçi thotë se në prag të zgjedhjeve të 2017, Rama i dha nga buxheti i njerëzve operatorëve plot 5 milion euro.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT
Kjo historia e dekoderave nuk është as e re e as e papritur.
Nuk është e re, sepse të paktën çdo familje tek ne që ka ndjekur me ëndje programet TV, mund të ketë në shtëpi nja 5 a 6 të tilla, si trofe mashtrimi suksesiv nga operatorët aktualë.
Nuk është as e papritur, sepse Rama sa erdhi, kapi Autoritetin e Medias dhe e përdori e po e përdor atë për të furnizuar financiarisht mediat pro tij, që sot me thënë të drejtën e mbajnë në karrigen e pushtetit dhe për të rrjepur njerëzit shikues.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Pasi i ndau rrjetet frekuencore nga zyra e vet, duke qerasur atë që donte e rrjepur atë që donte me këtë pasuri kombëtare, ai nuk u mjaftua me kaq.
Prej 5 vitesh lejoi në treg shitjen me çmime të kripura të televizorëve me dekoder të integruar, jashtë standartit DVB-T2, që sot nuk funksionojnë, duke djegur miliona nga xhepat e shqiptarëve.
Në prag të zgjedhjeve të 2017, i doroviti nga buxheti i njerëzve në fakt, por që quhet i shtetit, këtyre operatorëve, jo pak, por plot 5 milion euro.

Ia dha para të thata në dorë.
Para të cilat mund të ishin bërë shkolla e spitale dhe jo propagandë e reklama qeveritare.
Këtë e bëri me një ligj special, ligj që binte në kundërshtim flagrant me ligjin për median 97/2013.

Sipas ligjit të medias operatorët e licensuar duhet t’i lironin menjëherë frekuencat e zëna përndryshe gjobiteshin.

Në vend të tyre që e meritonin, ligji i Ramës i 2017-tës, gjobën ja ngjeshi qytetarëve, të cilët i paguan kështu fajtorëve 5 milion euro nga xhepi.
Grabitja vazhdoi përsëri.
Qeveria Berisha përcaktoi në strategji pajisjen me dekoder falas për të gjithë familjet për kalimin në transmetim numerik.

Ndërsa Rama vendosi tua shesë me 30.000 lekë, përndryshe nuk mund të shihnin asnjë kanal.
Madje atyre me ndihmë ekonomike që ia dha falas, ia llogariti me një kosto 44.000 lekë, duke i vjedhur hapur fare.

Por nuk merr fund këtu.
Qeverisja e PD vuri kusht dekoderin universal, për të gjithë operatorët, që do të thotë një aparat i vetëm që liston të gjithë kanalet dhe akseson mundësinë e dekriptimit për të gjithë kanalet e koduar, pavarësisht operatorit.
Ndërsa Rama me AMA-n e tij i jep viston operatorëve që të bëjnë qejf me dekoderat.
Qytetari tani që të shohë Champions Leage i duhet dekoder tjetër.
Për Kampionatin anglez, italian… etj i duhet një dekoder tjetër.
Për TV lokale një tjetër.

Vetëm “helmin” e propagandës e kanë falas.
Këdo dekoder të blejë mileti, “specialistët” kanë marrë masa që ky të jetë me shumicë.
Pra i duhet një mullar me dekodera dhe një trastë me para për t’i blerë.
Ndërsa AMA luan “dam” me njerëzit.
Ka gjetur variatin çel e mbyll, fik e ndiz, dhe po i ha dhe qindarkat e fundit nga xhepi qytetarëve, që në fund lojën ta fitojë me patjetër “shefi”.

Etiketa: Luciano Boci

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Saçet apo “sharpet” në Lezhën e vitit 1997

Saçet apo "sharpet" në Lezhën e vitit 1997

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:29 | 01/02/2026
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

20:19 | 01/02/2026
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

20:09 | 01/02/2026
Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
  • (VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –
  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
  • (VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com