Kur Margaret Manning bëri 60 vjeç, vendosi ta linte punën e saj dhe të krijonte një shoqatë për veten dhe gratë në moshën e saj. “Sixty and me” e quajti dhe mes gjithë veprimtarisë mendoi të jepte dhe disa këshilla për vajzat në gjysmën e moshës së saj, për 30-vjeçaret.
-Mbaj mend që ke vetëm një jetë dhe nuk je në provat gjenerale.
-Përpiqu të jesh pozitive dhe të marrësh aspektin pozitiv në çdo eksperiencë të jetës.
-Fokusohu në vendin e kohën ku je.
-Jetoje çdo ditë jetën si të ishte e fundit.
-Mos harro se jeta mund të ndryshojë në një fraksion sekondi.
-Dashurohu pas çdo faze të jetës tënde, sepse secila është magjike.
-Mëso të jetosh momentin. Nëse ia del ta bësh tani që je e re, do ia dalësh edhe kur
të jesh 60 vjeç.
-Jeta është shumë e shkurtër për ta vrarë mendjen për diçka që do të ndodhë në të ardhmen, jeto sot.
-Gjej një pasion ose një punë që të bën të përjetosh emocione të ndryshme.
-Ji vetvetja dhe jetoje çdo fazë me dinjitet.
-Pranoji ndryshimet e trupit tënd.
-Ji e ndershme me veten, gjithmonë. Është një proces që mësohet ngadalë, por që ia
blen barra qiranë.
-Ruaji kujtimet, por mos ji shumë e egër me veten.
-Harroji stereotipet e shoqërisë për plakjen.
-Mosha është thjeshtë një numër, jo një përkufizim se kush ti je.
-Koha kalon, do apo s’do ti, kështu që fillo të jetosh.
-Mos ndalo së kërkuari inspirim.
-Jeto në mënyrë të thjeshtë e të shëndetshme. Bëj ushtrime dhe udhëto.
-Bli fustane klasik. Do jesh gjithmonë në modë.
-Mos shpenzo para për këpucë. Burrat s’të shikojnë kurrë nga këmbët.
-Mos e mbush jetën me mbeturina.
-Ji vetvetja. Sill dritën tënde. Ji e pranishme, e vërtetë dhe e gjallë në çdo moment.
-Mos u shqetëso për rrudhat. Ato janë harta e jetës tënde.
-Jeto me pasion dhe dashuri, me sy e zemër të hapur. Thjesht, ji e lumtur.
-Vlerëso gjërat e vogla të jetës, mos i kompliko ato.
-Respektojë partnerin dhe fëmijët në të njëjtën mënyrë që dëshiron të të duan e respektojnë ty.
-Ofroje dashurinë në mënyrë të pakushtëzuar.
-Lind fëmijë atëherë kur do: nuk ka një moment specifik e një çelës për këtë.
-Bëj shumë foto. Do jesh e lumtur kur të kesh në to edhe njerëz që nuk janë më aty.
-Mëso të flasësh.
-Harroje zemërimin dhe përqafo mirënjohjen për të shijuar jetën siç duhet.
-Të pasurit e një rrethi të ngushtë miqsh, është thelbësore.
-Vlerësoje familjen. Do jenë me ty kur të tjerët të ikin, Do të të mbështesin në
gjithë rrugën tënde.
-Mos shko kurrë të flesh e mërzitur me dikë apo qoftë edhe me veten.
-Jepi partnerit, familjes dhe miqve çdo ditë të jetës tënde.
-Në të 30-tat shndërrohesh në grua, ndaj vlerësoje bukurinë tënde.
-Mos e shpenzo kohën duke u shqetësuar për gjërat që s’mund t’i ndryshosh: ndrysho ato që mundesh.
-Dil nga një marrëdhënie e palumtur sa më parë të jetë e mundur, nuk mund të ndryshosh asnjë njeri.
-Qesh gjithmonë. Kjo është kura më e mirë për lëkurën.
-Besoji instinktit tënd dhe mos fol kurrë keq për veten.
-Ji e sjellshme me veten. Mos mbaj përgjegjësi për çfarë nuk të takon.
-Mëso të qeshësh me veten. Mos ji gjithmonë serioze.
-Nëse ke fëmijë, duaji, por mos kërko të jesh nëna përfekte.
-Jepi mundësi fëmijës të jetë mësuesi jot.
-Ji luftarake. Mëso të përdorësh aftësitë e tau e t’ia dalësh mbanë vetë.
-Mos e lejo frikën të të udhëheqë.
-Mos ndalo së mësuari, se duhet të ushqesh vazhdimisht mendjen e shpirtin.
-Ji mirënjohëse edhe në ditën më të keqe. Ka gjithmonë diçka për të mësuar.
-Shijo anët pozitive të plakjes të tilla si: më pak përgjegjësi e më shumë liri.
-Mos lejo askënd të të thotë se je tepër e moshuar për të bërë diçka. Ose shumë e re.
-Mos ki frikë të plakesh. Jeta dhe natyra të përgatisin vetë për çdo fazë të jetës.
*Ky post u përshtat nga giornodopogiorno dhe është realizuar nga Fabjola Hije.