Një foshnje 4 ditëshe ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit, ditën e sotme.
Prindërit dhe familjarët kanë hedhur akuza ndaj pesonelit të spitalit, duke thënë se ata nuk ishin kujdesur si duhet për të porsalindurën.
Pas këtyre akuzave ka reaguar drejtoria e spitalit të Durrësit, të cilët bëjnë me dije se e porsalindura është trajtuar mirë dhe ka pasur përkujdesje nga stafi.
“Ka pasur trajtim maksimal nga mjekët. Pacientja u asistua me profesionalizëm gjatë lindjes. Foshnja u shtrua në sallën e operacionit dhe më pas në reaminacion”,- thuhet në reagimin e spitalit.