Uragani “Florence” kërcënon të sjellë dallgë vdekjeprurëse – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uragani “Florence” kërcënon të sjellë dallgë vdekjeprurëse

15:13 | 12/09/2018
në Bota
0

Uragani “Florence”, i konsideruar edhe si stuhia më e fuqishme që kërcënon pjesët qendrore të Lindjes së Shteteve të Bashkuara, përfshi shtetet e Karolinës së Veriut e të Jugut, në afro 3 dekada, pritet të përforcohet ndjeshëm sipas parashikimeve.

Zyrtarët kanë paralajmëruar mbi ekzistencën e një “rreziku vdekjeprurës nga rritja e nivelit të ujërave” përgjatë 48 orëve të ardhshme, teksa “Florence” drejtohet nga brigjet lindore të SHBA. Aktualisht me erëra me shpejtësi deri në 225 km në orë, sipas shkallës së sistemit meteorologjik ai konsiderohet si uragan i kategorisë së katërt.

Tokën amerikane pritet ta prekë të premten, fillimisht në Wilmington të Karolinës së Veriut. Virxhinia, Maryland, Uashingtoni dhe dy Karolinat kanë shpallur që të gjitha gjendjen e emergjencës. “Është një stuhi monstër. Është shumë e fuqishme dhe e rrezikshme”, tha guvernatori i Karolinës së Veriut gjatë një konference për shtyp të së martës. “Madje është ekstremisht e rrezikshme. Ky uragan i paparë në histori kërcënon jetët e njerëzve”.

“Florence”, gjithsesi pritet të zbutet ndjeshëm orët e vona të së enjtes e në të hyrë të së premtes. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, dallgët e fuqishme të shkaktuara nga stuhia mund të arrijnë deri në 4 metra lartësi përgjatë bregdetit. Sa u përket reshjeve të shiut, në disa zona parashikohet deri në 64 cm shi. Por, situata mund të përkeqësohet, nëse siç parashikojnë meteorologët, “Florence” qëndron gjatë pasi të prekë tokën.

Zyra e guvernatorit të Virxhinias, Ralph Northam, parashikoi “përmbytje katastrofike, erëra të fuqishme dhe me shumë mundësi edhe ndërprerje të gjerë elektriciteti”.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Sipas një zyrtari meteorologjie në Karolinën e Jugut, Rob Fowler, “Florence” mund të rivalizojë për nga fuqia impaktin e uraganit “Hugo”, që shkaktoi 7 miliardë dollarë dëme dhe u mori jetët 49 personave në vitin 1989.

Ndërkohë, urdhra evakuimi janë lëshuar për pjesë të tëra të dy Karolinave dhe Virxhinias, duke prekur kështu mbi një milion njerëz. Njerëzve më të rrezikuar u është bërë thirrje të ruajnë rezerva ushqimore dhe gjërave më jetike.

Etiketa: Uragani “Florence”

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Duka: Panucci nuk është në diskutim!

Duka: Panucci nuk është në diskutim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –

E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –

11:37 | 03/02/2026
Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –

Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –

11:11 | 03/02/2026
Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

10:43 | 03/02/2026
“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

10:31 | 03/02/2026
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala –

Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

10:21 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –
  • Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –
  • Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –
  • “Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –
  • Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –
  • Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –
  • Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com