Këngëtarja Eneda Tarifa feston sot 34-vjetorin e lindjes.
Përfaqësuesja shqiptare në Eurovision ka mbetur e surprizuar nga dhurata e parë, të cilën ia kanë dhuruar dy kushërinjtë e saj.
Bëhet fjalë për një çantë të kuqe, të cilën duket që këngëtarja e ka pëlqyer shumë dhe i ka falënderuar miqtë që nuk e harrojnë asnjëherë në raste të tilla: “Është ditëlindja ime… Dhurata e parë më vjen kushëriri im i dashur. Arban Tarifa mendon gjithnjë për mua, kurse Ledina Tarifa e zgjedh. Ju dua fort! Kënaqem sa herë që vij në dyqanin tuaj. Faleminderit!”