Dukesha e Sessex-it edhe një herë është kthyer qendra e vëmendjes vetëm për një puthje.
Meghan Markle ka qenë ajo e cila i ka dorëzuar trofeun e fitores kapitenit Nacho Figueras dhe kur është kthyer tek bashkëshorti i saj menjëherë i ka dhuruar princit një puthje në publik.
Ky veprim i Dukeshës thyen protokollet e vendosura nga Familja Mbretërore por megjithatë ata edhe një herë na treguan se dashuria nuk njeh rregulla e kufi.