Shtatë persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël privat është rrëzuar në lindje të provincës Kuebek, në Kanada.
Ish-ministri i Transportit të Kanadasë, Jean Lapierre, dhe anëtarë të familjes së tij janë në mesin e viktimave.
Autoritetet kanë thënë se aeroplani është rrëzuar për shkak të erërave të forta dhe borës.
Paraprakisht, Qendra e Mjedisit thuhet se ka lëshuar alarm për motin e keq.
Bordi për Sigurinë e Transportit në Kanada ka thënë se është duke e hetuar aksidentin.