Pas videos ku shfaqet ish-truproja e presidentit francez, duke dhunuar protestuesit bëri xhiron e mediave, Macron urdhëroi ristrukturim të stafit.
I gjendur nën presion, Macron mblodhi ministrat për të diskutuar për disa çështje. Alexandre Benalla është filmuar duke dhunuar një grua dhe duke rrahur një tjetër person në Ditën e 1 Majit në Paris.
Ai është akuzuar për dhunë në grup dhe për përdorimin e simboleve të policisë. Benalla u shkarkua këtë të premte. Një zyrtar u shpreh se Macron e konsideron incidentin si “të papranueshëm” dhe premtoi se do përballej me drejtësinë.