Një super aksion i zhvilluar nga policia në SHBA kundër bandave latine, ka çuar në arrestimin e më shumë se një mijë personave.
Operacion ka zgjatur 5 javë dhe është kryer nga Agjencia amerikane e Emigracionit dhe Doganave.
Autoritetet bënë me dije se u arrestuan plot 1.133 persona, anëtarë të bandave kriminale shumëkombëshe, kryesisht nga Amerika Latine.
Shumica e arrestimeve u kryen në Los Anxheles, San Fransisko, El Paso, Hjuston, Atlanta dhe San Huan.
Gjatë operacionit, agjentët sekuestruan mbi 150 armë, mbi 20 kg drogë dhe rreth 75 mijë dollarë në para të thata.
Mediat amerikane saktësojnë më tej se, 915 nga të arrestuarit ishin anëtarë të bandave latine MS-13, Surenos (Jugorët), “Nortenos” (Veriorët) dhe grupeve të tjera të krijuara nëpër burgje.