Policia njofton se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka vijuar kontrollet me Radar në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën të ditur se pezulloi 10 leje drejtimi për shpejtësi që varionte nga 140 deri në 179 km/h.
“Megjithëse kontrollet janë të pandërprera çdo ditë përsëri ka drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi shumë mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnjë arsye për të qarkulluar me këto limite shpejtësie”, thuhet në faqen e policisë në rrjetin social Facebook.
Policia rrugore është e angazhuar për të evidentuar, ndëshkuar çdo shkelës të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.