Një sulm me armë ka ndodhur gjatë festivalit të artit në Trenton, New Jersey, ku raportohet për 20 persona të plagosur. Po kështu mësohet se personi që ka hapur zjarr, është qëlluar për vdekje.
Dy të dyshuar kanë nisur të qëllojnë me armë rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale në festivalin “Art gjithë natën”, sipas Angelo Onofri, një prokuror i Mercer County. Një nga të dyshuarit, një 33-vjeçar, u vra, tha Onofri.
Mes të plagosurve, 16 u trajtuan për plagë me armë zjarri, tha Onofri. Gjashtëmbëdhjetë nga 20 të plagosurit u trajtuan për plagë me armë zjarri, tha ai.