Komuna e Drenasit i ka ndarë me emra parkingjet të gjithë zyrtarëve të saj. E pikërisht parkingu është bërë sot shkak i një mosmarrëveshje mes drejtoreshës së Inspeksionit, Aurora Berisha dhe zyrtares së administratës, Ganimete Drevishi-Dibrani.
Berisha kishte shkuar sot në punë pa makinë dhe vendin e saj në parking e kishte zënë zyrtarja e administratës. Më pas Berisha ka njoftuar policinë se kolegia e saj i ka zënë parkingun.
Kur Ganimetja mori vesh që kolegia ka lajmëruar policinë, e sulmoi fizikisht Berishën. Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha, e cila tha se ishte sulmuar fizikisht. “Po, jam sulmuar fizikisht nga zyrtarja e administratës”, është shprehur ajo.