I dashtun Stefan Capaliku!
U ba gati nji muej qekur te kam nise aktin e pare te drames time “Don Kishoti i Rumelise & Sanco Panca i T´Lanes” e nuk kam marr pergjigje, e po te shkruej sic thone gjermanet “Außerhalb vom Gut und Böse”
Une mbroj mendimin e shendoshe se arti i fjales asht i pergjedhuni nder arte per me kape ate qe prap gjermanet e quejne ” Zeitgeist”. Ky Zeitgeist = Fryme apo shpirt i kohes, kapet me ane te fjales ne ate menyre sic mbajne shkambijte fosilet, te cilat edhe mbas mijra vjeteve na kallxojne me saktesi tana elementet real te kohes dhe landes se caktueme.
Ne dramen time “Don Kishoti i Rumelise & Sanco Panca i T´Lanes” kam kape karakteret e personave kryesore qe mbartin “frymen e kohes” ne atdheun tone, se une besoj qe ne art jane karakteret ato qe percaktojne gjithcka, pra nese nji veper arti asht e tille apo jo.
Shpesh me ka qillue kur lexoj letersi apo shoh teatro autoresh shqiptar, qe ndjehem si nji beduin ne shkretine qe nuk sheh askund nji oaz me uje te fresket e me duket se po jetojme si komb ne Zeitgeist-in e beduinit ne shkretine.
Natyrisht fajtoret kryesore ne rrenimin shpirtnor te nji kombi jane ARTISTET e mbi te gjitha shkrimtaret, sepse ata jane App-i lidhes me boten e lire.
Shumica e autoreve, si ne stil ashtu dhe ne dhanien e karaktereve nuk kane asnji lidhje me frymen e kohes qe jetojme, saqe shpesh me duket se ne i ngjajme me nji mbeturine ne kosmos qe sillet pa asnji qellim e kuptim ne hapesine.
Per shembull dikush shkruen nji veper disaqindra faqesh per shperndamjen e ndihmave ne Azine Juglindore megjithse ska qene kurre aty, dhe nuk shkruen asnji fjale per shperdorimin e ketyne ndihmave ne vendin tone, te cilat qe nga viti 92 e derimesot po bajne histori, per te keq. Te tjere autore marrin me paturpesi stilin e nji romancieri modern francez apo anglez dhe nen ate fryme shkruejne nji roman apo drame krejt absurde.
A nuk e dijme na ne atdhe se si me vjedhe nji stil si me vjedh komplet nji veper letrare asht e njejta gja?
Une jam i vetedijshem se dramat e mija, diku nja 20, ne te cilat asht i mbyllun shpirti i kohes si ne shishen e Aladinit nuk kane me u vu ne skenat shqiptarofolese, per aresye tashma qe dihen, porse jam i lumtun se ne to kjo fryme asht e gjalle dhe ruhet deri ti vije dita.
Dramen time per Nane Terezen e vleresoi nji qeveri e tane perendimore, ndersa nga teatrot e atdheut as pergjigje nuk i dhane, madje edhe nji qe i dha u perpoq me hjedhe balte mbi te ne media sociale.
2.
Sic te thashe ma nelt, ne aktin e dyte te drames qe te kam nise, ke me pa se don Kishoti vetshpallet profet e indinjohet me fatin e keq sepse asnji profetsi nuk i del, ndersa Sancoja i T´Lanes arrin te bahet shkrimtar, ai boton nji liber ne nji panair nderkombtare libri porse indinjohet se perse njerezit nuk rrahen me ja ble librin. SI Sancoja ashtu si don Kishoti i perkasin shkollave totalitare e ata nuk mund te bahen kurre artiste e lene ma shkrimtare origjinale e te kapin “frymen e kohes”.
Totalitarizmi dhe tallavaja jane binjake te se njejtes fryme.
Sancoja dhe don kishoti jane SYNI I CIKLONIT dhe ai sy nuk mund te pershkuaje kurre se cndodh ne te dhe nepemjet tij, vetem ata qe e shohin nga disanca, pra shkrimtaret arrijne ta japin te plote forcen shkaterruese te ciklonit.
Une kam kojshi ne Vjene nji ish-minister shqiptar. Ai nuk ka punue kurre ne jeten e tij as ne Shqipni dhe as ne Vjene, ndersa une kam pune ne atdhe si punetor ne fabrike (e mira e vetme e se ciles ka qene se nuk me ka lane me e kontaminue shpirtin me realsocializem) dhe ketu ne Vjene kam qe 20 vjet qe jap mesim si pedagog. Ai ish ministri, ka nji vile dhe shetite tane diten me nji gjashtercilindershe, ndersa une jetoj ne nji pallat modest me dycilinder.
Une mendoj se bash ketu individi nder ne i hape rruge artistit dhe e detyron me kape frymen e kohes ku jetojme. Ne fund te fundit: arti asht drejtesi! Anipse ne atdhe arti e skena jane kape nga bakqijte qe as nuk ju intereson Fryma e kohes, porse ma shume nji rreth skicofrenik ku qeni kafshon bishtin e vet.
3
Prandaj mik i mire, nese ti gjen kohen dhe miresine me u pergjigje me dy rreshta une gezohem, sidomos per sa i perket frymes se kohes qe une kam kape bashke me personazhet e saj, si don Kishotin e Rumelise asht edhe Sanco Pancen e T`lanes, te cilet po fryejne mbi kombin tone si mullijte e eres ne syte e historise e po e verbojne me tym e pluhun. Fantazmat e mesjetes jane kthye ne Ballkan dhe askujt nuk i ban pershtypje, ne vend qe te pastrohena prej tyne, na ju japim pushtet!
Na vazhdojme si komb me vuejte nga kompleksi i “haja qenit pija qenit” dhe katerqind vjet nuk e kena pranue as gjuhen tone shqipe si gjuhe kombtare e te njejten gja vazhdojme me e ba edhe sot me gjuhen e artin qe kap “frymen e kohes”.
Drames time Skanderbeg, me rastin e 550 vjetorit, ministrja e kultures socialiste as pergjigje nuk i ka kthye ndoshta nen pretekstin se “Gjergj Kastrioti ska qene asnjihere ne Libohove”, porse kjo asht nji teme qe del ne aktin e trete te drames qe te kam nise e une nuk po due me u zgjate ma fort.
Miqesisht
Gjergj Jozef Kola