Akademiku, Rexhep Qosja nderohet me titullin “Qytetar Nderi”, i Malësisë së Madhe me motivacionin “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe kontributin e tij në themelimin e shtetit të Kosovës”.
Në një ceremoni të organizuar në Bashkinë e Malësisë së Madhe, Rexhep Qosja nuk i fshehu emocionet për këtë titull që i preku mendjen dhe ndjenjat.
“Na flisnin baballarët për Shkodrën sepse aty, në Shkodër, kishin mbërritur si refugjatë pas pushtimit të Luginës së Plavës e Gucisë prej Malit të Zi në pranverë të vitit 1913” është shprehur Qosja.