Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, ka kërkuar që Irani të ndryshojë “sjelljen” e tij, me qëllim normalizimin e lidhjeve të rivalëve rajonalë.
Duke fuolur në kryeqytetin Rijad, Jubeir tha se Arabia Saudite “dëshiron të ketë raporte paqësore” me Teheranin.
Ai tha se Arabia Saudite është përpjekur t’i forcoj lidhjet me Iranin për më tepër se tri dekada, por sauditët “në këmbim nuk kanë marrë asgjë”.
Në muajin janar, kur një turmë njerëzish ka sulmuar Ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran dhe konsullatën në qytetin Mashhad, Rijadi i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Arabia Saudite e akuzon Iranin për mbështetjen e kryengritësve shiitë huthi në Jemen.
Sauditët i mbështesin kryengritësit në Siri, ndërsa Teherani mbështet regjimin e presidentit, Bashar al-Assad.