Në Place de la Bourse në Bruksel sot pasdite u shpalosën parrulla kunder ISIS dhe pershendetje naziste. Policia u detyrua të përdorte topat me ujë kundër turmës së inatosur.
Protestuesit që e quajnë veten “Kombi” bënë përshëndetje naziste dhe më pas u përplasën me disa grupe që iu dolën në mbrojtje emigrantëve.
Protestuesit në disa qindra jane aktivistë të të djathtës ekstreme dhe shfaqen pikëpamjet e tyre kundër sulmeve, por edhe kundër emigrantëve.
Mësohet se fashistët e vetëdeklaruar u përballën me femrat myslimane mes njerëzve që kishin ardhur për të bërë homazhe dhe gjithashtu hodhën slogane ksenofobe e bënë nderimin famëkeq nazist.
Më herët, një “marshim kundër frikës” i planifikuar për të dielën u anulua pasi autoritetet belge thanë se kjo do të sforconte policinë dhe do të privonte hetimin antiterror nga burime të vlefshme njerëzore.