Sipas një projektligji të ri, të paraqitur nga qeveria hungareze në Parlament, të ndihmosh emigrantët e paligjshëm përbën krim. Debati mbi këtë çështje dhe votimi i projektligjit do të zhvillohen javën e ardhshme. Aty bën pjesë edhe një modifikim i kushtetutës që ndalon pranimin e migrantëve.
“Duam të mënjanojmë faktin e identifikimit si vend emigrantësh, pasi për ne siguria është një nga gjërat më të rëndësishme”, theksoi Csaba Domotor, sekretar i kabinetit të kryeministrit, i cili dha detaje për median. Krime të këtij lloji do të dënohen deri me një vit burg. Qeveria e kryeministrit, Viktor Orban ka një maxhorancë prej 2/3 nga zgjedhjet e fundit, pra ka mundësi ta ndryshojë edhe kushtetutën.