Aktori i njohur, Julian Deda ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës ditën e sotme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Deda është shprehur i zhgënjyer nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me tërheqjen e protestuesve nga tubimi.
Postimi i plotë
Nuk e marr vesh, pse?
Pse mor zotëri i tërheq njerëzit në momentin më të mirë?
Pse ke një aftësi genetike për të shuar edhe atë pak zë të revoltuar, që i del njerëzve nga shpirti.
Pse i thërret njerëzit në protestë dhe pastaj i thuaj: “lëre, lëre se boll”?
Pse nuk i lë njerëzit të lirë të shprehen, të protestojnë, të revoltohen.
Pse, pse, pse….kush dreqin është ai njeri mizerabël, që të këshillon?!?!?
P.s. Solidaritet me gazetarin, Bledi Kasmi. ✌