Muze Historik Kombëtar ka qenë pranë kryeqytetasve në një mënyrë krejt të ndryshme nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht. Këtë herë nuk ka pritur vizita, por ka dalë vetë në kërkim të qytetarëve në një autobus lëvizës.
“Nëse nuk vjen në muze, vjen muzeu tek ty :-Në ditën Ndërkombëtare të Muzeve, #MuzeuHistorikKombëtar e çon artefaktet muzeale gjithandej nëpër Tiranë. Një autubus-muze për të gjithë nga mosha 5-95 vjeç”, ka shkruar Dorian Koçi.