“Si Kosova dhe Çamëria është gjaku ynë i pafalur”, “Gurra popullore çame”, “Tmerri”, “Figura të shquara të Çamërisë”, “Mëhalla e Muhaxhirëve”.
Këto janë disa nga titujt e librave të “rrezikshëm” që ngritën në këmbë Ambasadën Greke që arriti të heqë stendën “Çamëria” në mes të Tiranës.
Edhe pse Shoqata “Çamëria” dhe PDIU ndërhynë menjëherë duke rivendosur “Çamërinë” në vendin që i takon, grekët ia dolën që të realizojnë qëllimin, qoftë edhe për disa minuta.