Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje do të paraprihet nga një drekë jozyrtare pune. Ftesa u është bere pjesëmarrësve përmes një letre nga Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.
Përgjatë dy ditëve, fokusi do të vihet mbi zhvillimet e fundit botërore. I pranishëm do të jetë atje edhe kryeministri Edi Rama.
Tusk shprehet në letër se perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një angazhim i vendosur në të dy anët.
“Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE. Dhe qëllimi i takimit tonë është ta provojmë”, shprehet Tusk.